Shpesh herë na rekomandojnë sa detergjent duhet të përdorim për çdo larje por shumë prodhues ndonjëherë e teprojnë duke na bërë të konsumojmë më shumë produkte e të blejmë me tepër. Detergjentë të shumtë na dëmtojnë veshjet, rrobat, por edhe ndikojnë ndjeshëm në buxhetin fale faturës së energjisë.
Zbardhuesit dhe pastruesit e shumtë lenë njolla mbi rroba dhe pluhuri larës i tepër bllokon lavatriçen e cila harxhon dy herë më shumë energji. Sipas specialistes në larje Mary Gallager duhet të kemi kujdes të mos e teprojmë me këto detergjente sepse kjo s’do të thotë larje më e mirë.
Madje ne këtë mënyrë pa dashje ata veçse dëmtojnë rrobat dhe makinën larëse. Për një larje të mirë thotë ajo janë të rëndësishme tre elemente si temperatura e ujit, centrifuga, dhe kombinimi i larësit e zbutësit.
Kështu vetëm nëse këto tre elemente do jenë optimal, atëherë larja juaj është optimal.
Leave a Reply