Trahanaja eshte nje ushqim i lashte, i perftuar nga fermentimi i drithrave kryesisht grurit, i cili e ben ate me te shijshem dhe rezistent ne kohe. Por fermentimi nuk perforcon vetem shijen dhe aromen e nje ushqimi, ai e ben ate vecanerisht ushqyes duke i ber lendet e tij ushqyese me te perthithshme.
Per te arritur fermentimin, nenat tona e kane ber trahanane me kos, i cili disponon bakteret e nevojshme per te perpunuar miellin e grurit. Ky proces kryeht nepermjet enzimave te caktuara te cilat shperbejne fitatet qe mbajne te bllokuara minerale te ndryshme dhe nuk i lene ato te kalojne muret e aparatit tretes.
Per kete arsye, trahanaja eshte nje ushqim i pasur ne hekur, zink, magnez, kalium dhe kalcium. Kosi i ofron miellit te grurit aminoacidet qe atij i mungojne, duke krijuar nje protein te kompletuar. Per kete arsye, trahanaja eshte nje burim i pasur proteinash gjithashtu. Trahanaja prej elbi – nje superushqim
Fermentimi i elbit prodhon disa subsatnca te quajtura beta-glukane, te cilat kane nje efekt te dobishem ne rregullimin e sheqerit ne gj ak dhe ne uljen e kolesterolit. Madje se fundmi, keto molekula duket te kene efekt pozitiv edhe kunder kan ce rit. Si rrjedhoje, mund te provoni te shtoni miell elbi te mielli i grurit per te rritur vlerat ushqyese te trahanase. Perdorimi i miellit integral te grurit i rrit kenaqshem permbajtjen ne fibra dhe antioksidante.
Cila eshte trahanaja me e mire? Trahanaja me e mire eshte ajo qe behet me miell gruri te perzier edhe me hime, dhe te zene me kos. Sa me i vogel raporti i grurit me kosin aq me ushqyeshme trahanaja. Nese i shtoni edhe miell elbi vlerat ushqyese perforcohen mrekullisht.
Si ta gatuani? Pasi e zieni me uje trahanae, i shtoni pak djathe dhie, vaj ulliri, domate te thare, spec ate kuq te thate dhe rigon. Madje mund te tentoni ti shtoni edhe qiqra per ta bere ate akoma me te kompletuar.
Nje kupe trahana eshte mengjesi ideale per femijet e vegjel. E pasur ne minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja eshte zgjedhja ideale per mengjesin e femijeve. Ajo eshte superiore ndaj makaronave, orizit, e vecanerisht drithrave te mengjesit, pasi fermentimi i grurit e ben ate shume me te ushqyeshem dhe te lehte per aparatin e tyre tretes nderkohe qe u jep atyre lenden e pare per formimin e kockave, dhe imunitetin./Burimi blerinadiet.
Leave a Reply