Mjeku: Nëse jeni mbi 45-vjeç, ky është kontrolli që duhet të bëni urgjent…


Doktor Ilir Kajo foli për kancerin e zorrës së trashë, ku përmendi disa nga simptomat që nuk duhet të neglizhohen ndërsa shtoi se grupmosha nga 45 deri në 70 vjeç duhet të bëjnë kolonoskopinë.

“A ka mundësi që kanceri i zorrës së trashë të parandalohet? Patjetër që po. Në radhë të parë çdo grup moshë nga 45 vjeç deri në 70 vjeç duhet të bëjë kolonoskopi. Ata pacientë që kanë pasur të afërm gjaku të prekur nga ky lloj kanceri, duhet të bëjnë kolonokopi më herët.

Simptomat nuk duhen neglizhuar në asnjë mënyrë. Çdo lloj simptome që nuk është normale në defektim, prezencë të gjakut, dhimbjet e barkut, rënia e pashpjegueshme në peshë, anemi e pashpjeguar, duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.

Mënyra e ushqyerit dhe të jetuarit është shumë e rëndësishme. Kanceri i zorrës së trashë shfaqet më tepër te njerëzit që bëjnë një jetë sedentare, pa aktivitet fizik, që janë më të stresuar, që konsumojnë shumë brumëra, ëmbëlsira, alkool apo ushqime të konservuara.

Duhet konsumuar me rregull mëngjesi, drekën dhe darkën. Duhet ngrënë mesvakte. Konsumuar mbi 3 litra lëngje në 24 orë dhe lëngu më i mirë është uji. Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm dhe nuk po flas për ecje apo shëtitje, por lëvizja me një ritëm më të shpejtë”, u shpreh mjeku.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *