Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka ironizuar tensionet dhe kaosin në seancën e sotme në Kuvend, ku deputetë të PD së bashku me Sali Berishën kanë bllokuar foltoren dhe kanë “flakur” karriget e deputetëve socialistë.
Në një foto ku shfaqen socialistët në këmbë pasi kishin mbetur pa karrige, Artan Hoxha shkruan se “Sali Berisha ka përmbysur vetëm karriget e deputetëve të “Rilindjes”.
Artan Hoxha tallet me retorikën e Sali Berishës pasi e di shumë mirë që kryeministri Edi Rama gëzon popullaritet të madh dhe sërish do të fitonte zgjedhjet parlamentare.
“Karriget e deputetëve të “Rilindjes”, u përmbysën… Tani vetëm qeveria e Edi Ramës dhe regjimi ka mbetur në këmbë! Si i bëhet hallit?”, ka shkruar Artan Hoxha, duke u tallur me deklaratat e Berishës i cili mban me shpresë militantët e tij duke thënë herë pas here se do ta “rrëzojë qeverinë Rama”.
Leave a Reply