Ku lajm ka disa muaj. SPAK ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla i cili akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit 2022.
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun socialist dhe 3 persona të tjerë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.
“SPAK bëri me dije se ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku shtetasi Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022“, njofton SPAK.
Pas hetimit ndaj Berishës tashmë SPAKka lok për gjykim edhe kryebashkiakun socialist, Edison Memollën.
Leave a Reply