Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, Pëllumb Bataj. Berisha ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së gazetarit, ka përkujtuar dhe momente nga jeta e Pëllumb Batajt, dhe përfshirjen e tij në lëvizjet e viteve ’90.
“Homazh për gazetarin e njohur Pëllumb Bataj! Të dashur miq, Pëllumb Bataj publicist dhe gazetar i njohur, mbylli sytë përgjithmonë. Pellumbi ishte ajo plejadë e gazetarëv të cilët në vitet ‘90 u përpoq të ndikonte në transprencën në vend dhe me shkrimet e tij u rrjeshtua në mbështetje të forcave demokratike.
Fill pas përmbysjes së shtatores së diktatorit në Tiranë, kur falangat terroriste rrëmbyen armët kundër forcave demokratike, Pëllumb Bataj me guxim të veçantë publikoi artikullin e tij të mirënjohur “Blloku i Blinduar” në të cilin ai sulmonte bllokmentet hoxhist që kishin zgjedhur të mbroheshin me tanke kundër popullit të revoltuar”, kujton Berisha.
Leave a Reply