Një orë pasi SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Petro Koçi thotë se shteti ligjor po fiton terren mbi kampionet e korrupsionit, ndërsa e ftoi Sali Berishën “të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorike politike”.
“Berisha përfundon si i akuzuar për korrupsion. Ditën e sotme mund ta deklarojmë si ditën kur në këtë Republikën me SPAK, flet drejtësia dhe shteti ligjor. Është ditë që dëshmon se pandëshkueshmëria po mundet dhe se karma e ligjit nuk harron gjithmonë. Berisha u “zgjodh” në krye të PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK për procesin e korruptuar ‘antiPartizani’ duke shpresuar se kjo do t’i garantonte imunitet. Shteti ligjor po fiton terren dita ditës mbi kampionet e korrupsionit. E ftoj Berishën të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorikë politike”, shkruan Koçi në Facebook.
Leave a Reply