Kantautori i njohur, Gjergji Peleshi këtë të martë ka mbyllur sytë përgjithmonë. Artisti korçar është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare dukë lënë një vend bosh te artdashësit.
Gjergji Peleshi është rritur në një familje, ku serenata është kënduar që në fillesat e saj. Deri në momentin e fundit të jetës së tij, ai bëri atë që shpirti i kërkonte dhe dinte të bënte më së miri, të këndonte serenatën korçare.
Ikja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por për të gjithë Korçën, për Korin “Liria” si dhe për të gjithë artadashësit që e duartrokitën gjithën jetën.
Redaksia “RILINDJE.info” u shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që janë rritur me këngët e Gjergj Peleshit.
Leave a Reply