Kryeministri Edi Rama ka mohuar në mënyrë kategorike thashethemet për zgjedhje të parakohshme në Shqipëri duke “vulosur” qeverisjen e tij deri në vitin 2025.
I pyetur nga gazetarët, Rama u shpreh se këto janë thashetheme që bëhen nën çadrën e plazhit, jo në godinën e Qeverisë.
Pyetje: Po përflitet se do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, sa e mundur është që të ndodhë?
“Mos humbni kohë me këto thashetheme që janë ideale për nën çadrën e plazhit, por që nuk janë muhabete që zhvillohen për në godinën e qeverisë”, u përgjigj Rama.
Pyetje: Do të ketë shkarkime në qeveri?
“Duhet të prisni pak sepse asambleja do të mblidhet për pak ditë”, tha Rama duke lënë të hapur mundësinë për shkarkime të mundshme.
Leave a Reply