Zyrtarisht në vjeshtë. Meteorologia Lajda Porja thotë se moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë kësaj javë, me vranësira dhe reshje shiu, në disa zona edhe me rrebeshe. Duke filluar nga e marta, edhe temperaturat do të pësojnë ulje, ku maksimalet do të arrijnë në 26-27 gradë.
“Nga sot futemi zyrtarisht në vjeshtë. Edhe pse ka nisur me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, sot në mesditë dhe pas mesditës do të kemi zhvillim të vranësirave. Duke filluar nga e marta, edhe temperaturat do të pësojnë ulje, ku maksimalet do të arrijnë në 26-27 gradë.
“Nga sot futemi zyrtarisht në vjeshtë. Edhe pse ka nisur me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, sot në mesditë dhe pas mesditës do të kemi zhvillim të vranësirave. Do të kemi vranësira, rrebeshe shiu, stuhi të forta ere dhe breshër në zona të izoluara.
Problematike situata do të paraqitet në dsia qarqe, ku Shkodra, Lezha, Laçi, Kruja pjesërisht Tirana dhe Elbasani do të marrin reshje me intensitet të lartë. Moti parashikohet i paqëndrueshëm pothuajse përgjatë gjithë javës. Edhe pse e mërkura dhe e enjtja do të kenë reshje më të pakta, e premtja do të ketë fuqizim të vranësirave dhe sjellë shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv, duke i shtuar problematikën edhe zonave jugperëndimore, ku Vlora, Saranda, Gjirokastra dhe Përmeti, Tepelena do të kenë reshje në sasi të konsiderueshme.
Duke përjashtuar ditën e sotme, ku termometri do të jetë mbi 30 gradë, nga e marta deri të premten do të përjetojmë temperatura tipike të vjeshtës, ku maksimalet do të jenë jo më shumë se 27 gradë. Problematike do të jetë era. Stuhitë e forta të erës do të jenë prezente gjatë gjithë javës.
E mërkura dhe e enjtja sjell dobësim të përkohshëm ndërkohë që të premten stuhi të forta ere, dallgëzim të lartë, në disa momente era do të jetë në mbi 75 km në orë duke sjellë një det të trazuar”, tha Porja. Edhe rajoni do të ketë temperatura tipike vjeshte. E gjitha java do të në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut do të jetë nën ndikimin e temperaturave të freskëta dhe reshjeve.
Leave a Reply