Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në qershor do ketë rritje pagash për administratën publike.
Rama teksa jep lajmin e mirë pohon se me rritjen e rrogave të administratës, synohet paga mesatare 900 Euro në Shqipëri.
“Në qershor hyn në fuqi rritja e re pagave dhe kështu të gjithë do të kenë rritje në pagën e tyre dhe të arrijmë objektivin që kemi shpallur që paga mesatare në sektorin publik shqiptar të jetë 900 euro. Nuk diskutohet. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni. Paga e radhës do të jetë paga e rritur dhe është një rritje e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin. Edhe më shumë do të jenë. Është një rritje domethënëse për një periudhë të caktuar kohe. Do të rrisim mbështetjen për pensionistët”– tha Rama.
Leave a Reply