Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret e reja për subvencionet në bujqësi përmes skemës kombëtare të mbështetjes.
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka bërë me dije se në total janë 8 skema mbështetje të cilat do të financojnë më shumë se 70 mijë fermerë, ku përparësi do t’i jepet bashkimit të operatorëve.
“Kemi përcaktuar 8 masa, së pari mbështetja për lopët në vlerën 10 mijë lekë për krerë për tufa mbi 10 krerë për fermë. Mbështetja e bagëtive të imta me 1200 lekë për krerë për tufa mbi 100 krerë për fermë. Mbështetje për bletarinë në vlerën 1 mijë lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje. Mbështetje për perimet, luleshtrydhen, rrushin tavolinë dhe sera me një vlerë 200 mijë lekë për hektarë por jo më shumë se dy sezone. Kemi një produkt të ri, bimët mjekësore do të mbështetet 30 mijë lekë për hektarë, por jo më pak se 1 hektarë”.
Shuma do të ndahet në mënyrë proporcionale tek të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret. Aplikimet pritet të hapen më 27 Mars.
Leave a Reply