Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin duke dënuar me 3 vite burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e “korrupsionit,” ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet me 2 vite.
Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj ish-kryebashkiakut socialist nga ‘korrupsion’ në ‘shpërdorim detyre’. Ndërkohë për Alma Kaçin, GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për veprën penale “Prostitucion”.
Gjithashtu Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
Leave a Reply