Rreth orës tre të mëngjesit të së enjtes, zona lindore e Austrisë është prekur nga një tërmet me fuqi prej 4.5 magnitudë.
Epiqendra e tërmetit ishte mes Vjenës dhe Gracit, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, sipas platformës për regjistrimin e termeteve EMSC, shkruan Gazeta Insajderi.
Nuk raportohet për dëme materiale deri më tani.
Dridhjet, sipas platformës, janë ndier edhe në Çeki, Slloveni dhe në Zagreb të Kroacisë. /Insajderi.org/
Leave a Reply