Lorena Bërdufi 18 vjeç është ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale.
E reja vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër. Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.
Ajo ka konkurruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023, shkruan GazetaTema.
“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”,-deklaronte 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.
Leave a Reply