LAJM I FUNDIT – Kërkoi heqjen e masës “arrest shtëpie”, ja kur shpallet vendimi për Berishën…


Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit do të shpallet nesër në orën 9:00, pasi ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”.

“Shpallja e vendimit për S.B. u caktua për në datë 25.01.2024, në orën 09:00”, sipas njoftimit.

Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nisi sot në orën 9:00, ku avokatët kërkuan heqjen e masës së “arrestit në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dy ditë më parë Berisha u ankua në Gjykatën e Posaçme dhe përmes avokatëve kërkon që të rrëzohet vendimi i SPAK që nuk i dha leje të veçantë për të shkuar çdo të enjte në seancat parlamentare.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *