I ftohti apo i nxehti? Mjeku tregon kush e dëmton më shumë zemrën…


Kardiologu Novruz Çaushaj theksoi se i ftohti është shkaktari kryesor i të sëmurëve kronikë të problemeve të zemrës.

Mes të tjerash, mjeku tregoi se i ftohti është një favorizues i jashtëzakonshëm i fenomenit të mpiksjes së gjakut.

“I ftohtit është shkaktari kryesor i të sëmurwve kronikë të problemeve të zemrës. Nëse temperatura bie më poshtë se sa duhet, fillon faza e parë e hipotermisë. Kjo është hipotermia aksidentale e më pas fillohet deri në ngrirje. Rënia e temperaturave , përveç se rrit qarkullimin e momentit, rrit punimin e zemrës, e fut organizmin në një rreth vicioz që bën fenomenin e ortekut. Nis si i vogël dhe përfundon në një goditje të madhe. I ftohti është një favorizues i jashtëzakonshëm i fenomenit të mpiksjes së gjakut”, tha Novruz Çaushaj.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *