Avokati Spartak Ngjela thotë se PD duhet të rigrupohet që të kthehet opozita e vërtetë në Shqipëri.
Gjithashtu Ngjela ka zbuluar se Berisha me 99.9% do të dënohet për aferën Partizani dhe më pas nuk do të mund të drejtojë më asnjë forcë politike. Në këtë pikë, sipas Ngjelës do të shihet se sa të aftë do jenë dy grupet në negociatat për bashkim.
“Ai është nën akuzë, është në arrest shtëpie. Berisha është në SPAK, e ka të rrezikshme deri në 99.9% që do dënohet. Në momentin që do marrë dënimin dhe kur dënimi të marrë formën e prerë s’do jetë më në politikë. PD ka kohë, pasi të kalojë dy shkallët e gjykimit dhe të jetë i dënuar, s’ka më forcë juridike të drejtojë parti, nuk e lejon ligji. Do shohim se sa të aftë do jenë negociatorët e dy krahëve të PD për të krijuar PD e re. Rama po e saboton se ka shpresën tek Saliu”, tha Ngjela.
Leave a Reply