Një 72-vjeçar nga fshati Vërdovë, ka ndërruar jetë në ambientet e një zyre postare në Pogradec, ku kishte shkuar për të marrë pensionin.
Bëhet me dije se i moshuari dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Trupi i tij u ransportua në morgun e qytetit ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijoj në punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 72-vjeçarit.
“Shkon të marrë pensionin dhe pëson atak kardiak pensionisti, për pasojë humbi jetën. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në zyrën postare pranë stadiumit të Pogradecit. I moshuari me inc. I. F u transportua në morgun e spitalit“, njofton Policia.
Leave a Reply