Kujdes..!? Ja çfarë ndodh në trupin tuaj nëse hani 3 vezë në ditë për 1 javë..!?


Shumë nga ne i njohim vezët për nivelin e tyre të lartë të kolesterolit. Sidoqoftë, ka shumë përfitime shëndetësore, të cilat i sjell konsumimi i rregullt i vezëve.

Telegrafi i sjell për ju disa nga të mirat shëndetësore që i sjell konsumimi i rregullt i vezëve. Të heq urinë

Vezët kanë nivele të larta të proteinave, gjë që i bën vezët shumë të shëndetshme. Më e mira e kësaj është se ushqimet që kanë shumë proteina ju bëjnë juve të ndiheni më të mbushur për një kohë më të gjatë. Lëkurë dhe flokë më të mirë

Vezët kanë nivele të larta të vitaminës B2, vitaminës B5 dhe vitaminës B12. Këto vitamine janë thelbësore për shëndetin e lëkurës, mëlçisë dhe flokëve tuaja. Gjithashtu, këto vitamina ndihmojnë edhe në funksionimin normal të sistemit nervor.

Eshtra dhe dhëmbë më të fortë
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve tonë. Kjo vitaminë kërkohet për absorbimin e duhur të kalciumit.

Vezët janë ndër ushqimet e pakta natyrale që kanë sasi të madhe të vitaminës D.

Ju bën më energjik Siç e cekëm edhe më lart, vezët përmbajnë lloje të ndryshme të vitaminave B. Ato vitamina janë shumë të mira për trupin tuaj që ta konvertoj ushqimin në ‘karburant’, i cili gjeneron më shumë energji.

Zvogëlon stresin

Vezët përmbajnë nëntë aminoacide thelbësore të cilat i ndihmojnë disa sisteme të ndryshme të trupit. Nëse ka mungesë të njërit nga këto aminoacide, ju mund të keni edhe efekte negative mendore. E përmirëson sistemin e imunitetit

Një vezë e vetme mund të përmbushë 22 për qind të konsumimit të nevojshëm ditor të selenit që i duhet trupit tuaj. Seleni është i domosdoshëm për hormonet tuaja dhe për sistemin e imunitetit. Një sistem i fort i imunitetit do të thotë rezistencë më të fortë ndaj infeksioneve, sëmundjeve dhe viruseve.

Mundësitë e sëmundjeve të zemrës zvogëlohen

Kur niveli i kolesterolit të mirë rritet, madhësia e grimcave të kolesterolit të këqija gjithashtu rritet.

Është kolesteroli i keq ai që i shkakton sëmundjet e zemrës, prandaj sigurohuni që ju konsumoni vezë vetëm në sasi normale. /Telegrafi/


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *