Befasia/ Deputeti i PD i del kundër Berishës për sulmet ndaj SPAK: Drejtësia e re, duhet…


Deputeti i PD, Dashnor Sula theksoi se ai dhe deputetët që mbështesin Gazment Bardhin nuk sulmojnë organet e drejtësisë teksa po komentonte rastin e hetimit ndaj Sali Berishe në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Dash Sula deklaron se është kundër sulmeve qe po kryen Berisha ndaj SPAK dhe se Partia Demokratike nuk duhet të përfshihet në këtë debat.

“Unë vazhdoj t’i mbështes organet e drejtësisë dhe nuk jam dakord me asnjë lloj emërtimi edhe në kohën kur Rama në Asamblenë e PS-së sulmoi SPAK-un. Jam kundra çdo lloj epiteti, çdo lloj gjuhe. Unë nuk do të jem mburojë e asnjë politikani në asnjë lloj rasti. Nëse nesër fillon një hetim për një politikan të opozitës që mund të ketë shkelur ligjin, atëherë nuk preket asnjëherë opozita dhe kështu që i bie që edhe pozita e sotme kur të jetë nesër në opozitë të mos preket“, tha Sula në News24.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *