Reshat Arabana Bën Rrëfimin E Pazakontë : Jam 79 Vjec Dhe Shpesh Herë Gruaja Më Thotë, Pse More Reshat Ti Do Ta Zëri i tij është si një monument i gjallë kulture. Edhe kur thotë gjënë më të thjeshtë, të imponon ta dëgjosh. Reshat Arbana, sot 79 vjeç, është ope ruar dy herë nga zemra, por kjo gjë e nuk e ka tre. mbur. “Zemra ka aftësi të të japë një mundësi të dytë në jetë, këtë gjë e ka bërë me mua.
Jam çarë dy herë në kraharor, por ndihem më mirë këto kohë”. Mëngjeseve ai e pi kafen prapa ministrisë së Arsimit, aty e gjen së bashku me miqtë e tij. Në kontaktin e parë duket i vrazhdë, por mjaftojnë pak minuta bisedë për të kuptuar që ke përballë jo vetëm një ikonë të artit shqiptar, por edhe një njeri me zemrën të bardhë e të pastër. “Si natyrë dukem i rëndë në dukje, por nuk jam. Kam ndenjur e rri me të gjitha kategoritë e njerëzve dhe më pëlqen kështu. Unë kam qenë vetë punëtor dhe e dua punëtorin. S’e harroj një punëtor, mikun tim, që kish vënë te tornoja e vet parullën: Djersa nuk bëhet kurrë ujë, nëna ime”. Reshati është një zotëri krenar i tërhequr në revoltën e vet. Tregon si i shkaktojnë tension padrejtësitë, gënjeshtra, mash trimi, aq të zakonshme në Shqipërinë e sotme. “Aca rohem shumë. Por imagjinoni sa gjëra nuk shkojnë në këtë vend. Shpesh gruaja më thotë; pse more Reshat ti do e rregullosh këtë botë. Po ja që unë jam i pandreqshëm, por ajo m’i ka gjetur telat. Është e qetë, e dashur. Por di të kërkoj edhe falje kur e kuptoj që e kam gabim. E kam burrërinë ta bëj edhe këtë”.
Përpos roleve të jashtëzakonshme si aktor, e pyesim për recitimin e poezisë së Ali Asllanit “Hakërrim”, një hit në internet. Frymëzimi për të ekranizuar diçka të tillë i erdhi pikërisht nga zemërimi me realitetin. “Ishte diku pas vitit 2005. Isha shumë i ngarkuar emocionalisht nga të gjithë ato që na rrethojnë. E kam fjalën këtu për politikanët. Do doja t’ua thoja disa gjëra në sy, po ku kapen ata, ecin vazhdimisht me makinë. Mendova po bëj një përmbledhje poetike. “Hakërrimi” është njëra prej tyre. Sot e kësaj dite njerëzit më ndalojnë e më përgëzojnë. Mesa duket gjejnë veten. Ato vargje duken kaq aktuale. Ndoshta kështu do të mbesin gjithmonë”. Aty nis e na reciton një varg: “Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’. Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!”. Edhe pse me ton të ulët, kumbimi i zërit të njohur i bëri njerëzit të kthenin kokën nga disa tavolina më tutje. Nisën ta përgëzonin aty për aty. Je i kënaqur nga jeta? – e pyes papritur dhe i kujtoj ndoshta pa takt, pensionin 30 mijë lekë në muaj që merr një aktor i brezit të tij në Shqipëri. “Jam. Jam shumë i kënaqur. Jo për pensionin 300 mijë lekësh që marr. Për dashurinë që më japin njerëzit. Më ndalojnë, më kërkojnë të pi një kafe me ta, të bëj një bisedë. Kjo gjë më jep një kënaqësi të madhe. Vjen një moshë kur ke nevojë për njerëzit. Mua kjo vëmendje nuk më mungon. Për këtë jam i lumtur. Jam i lumtur kur mendoj se kam lënë diçka pas. Për të, arti dhe kultura ka patur shumë mangësi në gjithë këto vite. Gati-gati ndjen dhimbje për gjendjen ku ndodhet. “Kultura vetë më dhimbset. Mënyra sesi ajo paraqitet. Shoë. Më dhemb mediokriteti. Fjalori i shëmtuar dhe komunikimi aspak dinjitoz më tre mb. Habitem sesi publiku aty prezent i duartrokit, apo sesi qeshin. Si Reshat pyes veten: Çfarë po ndodh?! Arti s’bëhet me grimasa dhe duke thënë fjalë të ndyra. Arti s’bëhet duke bërë kërcime si pelivan. Arti s’bëhet kurrë kështu”
Aktori, i cili mban titullin “Nder i Kombit” shton megjithatë se kohët e fundit ndjen se diçka po ndryshon për mirë. Befas i kujtohet teatri i viteve të shkuara, ai teatër i kohëve të arta. “Më ka mbetur në mend ai oborr plot. Plot me aktorë të mëdhenj. Personalitete të larta. Aty mblidheshin personazhet e mëdha, që nga Kadri Roshi, Prokop Mima, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Drita Pelingu, Gjon Karma, Ndrek Luca. Kam mall t’i shoh dhe njëherë ata, të rindjej seriozitetin me të cilin punohej. Le të mblidhen dhe ta vënë dhe një herë në skenë “Arturo Ui-n”. Nuk e bëjnë dot. Nuk jam pesimist, por nuk bëhet dot më ashtu si “Luiza Miler” e Agollit. Janë drama të fuqishme. Duhet punë. Duhet pasion, pasion dhe vetëm pasion”. Nuk dëshiron të hapim biseda politike. U paraqit në takimin që kandidati Erion Veliaj mbajti me artisët disa ditë më parë. “Më thirri Lu ftar Paja dhe shkova. I thash nja dy gjëra atij djalit”. Si tirons i vjetër i vjen keq për degra dimin që ka pësuar qyteti. “Më vjen shumë keq për Tiranën që është degraduar në këtë far feje. Ndërtime pa fund, mungesë hapësirash të gjelbërta, mungesë parkimesh, ky nuk është një qytet normal. Por, megjithatë mendoj se tironsi i sotëm, e ka të keqen me veten. Ai grindet me të vëllain për hiç gjë dhe kur e zapton një tjetër, as nuk ndihet. Nuk do siklete për vete dhe për familjen e vet. Nuk mendoj se është aq në rregull, kjo”. Për t’u rikthyer të karriera e tij, i kërkojmë Arbanës rolet që ka më shumë përzemër dhe ndoshta një pe ng në këtë drejtim. “Nëse insistoni, po ua them se rolet që i kam më afër zemrës janë ato të Isa Boletinit te “Nëntori i Dytë”, roli i Samiut në filmin “Fije që priten”, “Gjeneral Gramafoni”, por ka edhe shumë role të tjera në teatër, film dhe seri televizive.
Leave a Reply