Avokati Spartak Ngjela ka folur për situatën në të cilën ndodhet Sali Berisha dhe procedurat që ka ndjekur SPAK.
Ai u shpreh se gjykata do vendosë se ku do ta bëjë Berisha arrestin shtëpiak. Ai shtoi se ish-kryeministri do të përballet me burg nëse nuk i ndjek rregullat e dënimit paraprak.
“Vendi ku bëhet arresti shtëpiak është shumë i kontrolluar. Do vijë ta kontrollojë hetuesia me ekspertët e vet. Sepse ti mund të kesh një tunel, nuk e di unë se çfarë ndodh. Si rregull mbajnë shtëpitë sepse janë të kontrolluara, por se çfarë do të bëjë gjykata e di gjykata sepse e di. Në rast se ky do t’i bëjë bisht edhe kësaj ata do të japin arrest me burg”, tha Ngjela per Top Channel.
Ndër të tjera, Spartak Ngjela theksoi se karakteri i Sali Berishës, nuk e la që të merrej në pyetje nga një hetues i thjeshtë.
Leave a Reply