Nëse shumica e femrave, por jo vetëm tentojnë të heqin sa më parë kilet e tepërta dhe nuk ia dalin mbanë, një prej mjekëve popullor shqiptar, Ylli Merja thotë se kjo nuk është më një problem.
Kështu ai nënvizon faktin se shumica e grave tani në stinën e verës kërkojnë të kenë linja sa më të bukrua për t’i ekspozuar në plazh dhe me këshillën që ato gra kanë ndjekur prej tij, ia kanë dalë mbanë.
“Një dietë mund të funksionojë, lerë çfarë thonë se dietat janë humbje kohe. Mua më kanë thënë se me planin ushqimor që u kam këshilluar, kanë rënë 12 kg për afro 30 ditë”, thotë Ylli Merja, i cili tashmë njihet si një nga mjekët popullor më të dashur për publikun.
Në këtë pikë, mjeku kërkon të theksojë faktin se ai plani i tij ushqimor është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk i shkakton asnjë efekt anësor trupit, pasi dihet se dietat në disa raste nuk kanë efekte pozitive për trupin e njeriut.
“Jemi në stinën e verës ndaj dhe ju duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, ndaj dhe kjo dietë që do t’ju tregoj ka si bazë kryesore vetëm produktet që ju i gjeni në stinën e tanishme”, thotë Merja.
Ndaj dhe sot në këtë artikull ne kemi vendosur të ndjekim të gjithë rekomandimet që jep mjeku dhe garancinë e tij për elim.inimin e kileve të tepërta, ndaj dhe do t’ju tregojmë për dietën e tij, të cilën ai si me shaka e quan “Dieta e Ç.mendurisë”.
Plani ushqimor që ju duhet të ndiqni për 7 ditë.
Plani i të hënës:
Mëngjesi: 1 banane, 1 mollë jeshile, 1 kafe pa sheqer
Dreka: 2 gota të vaktë me ujë, 1 sallatë jeshile.
Darka: 1 vezë të zier, 1 banane
Plani i të martës:
Mëngjesi: 1 banane, 1 kafe pa sheqer, 1 fetë buke të thekur
Dreka: 2 gota të vaktë me ujë, 1 supë me perime
Darka: 2 vezë të ziera
Plani i të mërkurës:
Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 vezë e zier
Dreka: 100gr mish pule, 1 supë me perime të stinës
Darka: 1 banane, 1 gotë me ujë të vakët
Plani i të enjtes:
Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 mollë jeshile
Dreka: 100gr mish i kuq, 1 sallatë jeshile
Darka: 1 vezë e zier, gjysmë molle jeshile
Plani i të premtes:
Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 fetë buke të thekur
Dreka: 2 vezë të ziera, 1 banane
Darka: 1 mollë jeshile, 10 kokrra bajame pa kripë
Plani i të shtunës:
Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 mollë jeshile
Dreka: 1 fetë bukë të thekur, 1 supë me perime
Darka: 2 gota të vaktë me ujë, 1 banane ose 1 karrotë e zier.
Plani i të dielës:
Mëngjesi: 1 kafe pa sheqer, 1 banane ose pak rrush
Dreka: 100 gr mish pule, 1 gotë me lëng limoni
Darka: 1 supë me perime, 1 mollë jeshile
Pasi ta keni mësuar përmendësh planin ushqimor të rekomanduar prej tij, mjeku kërkon t’ju njoftojë se ju duhet për të paktën 3-4 javë ta zbatoni këtë dietë, por pas 4 javëve ju duhet të ndaloni dhe duhet të shikoni ndryshimet trupore.
Duke e zbatuar me korrektësi këtë plan ushqimor, trupi juaj do të pasurohet me proteina dhe të gjitha lëndët ushqyese dhe në të njëjtën kohë do të lirohet nga ato lëndë që nuk ju hyjnë në punë.
Kujdes! Mos lini pas dore aktivitetin fizik, pasi një ecje gjysmë ore në ditë i bën “mrekulli” shëndetit tuaj në misionin e heqjes së kileve shtesë.
Leave a Reply