Menuja e mengjesìt nga dìetologìa e njohur per personat qe kane probleme me kolesterolìn


Kolesteroli i lartë është një kër cë nim i vazhdueshëm për shëndetin e zemrës, i cili mund të përfundojë në episod fa tal për je tën. Disa persona munden të arrijnë ta mbajnë kolesterolin në nivele optimale nëpërmjet ushqimit, aktivitetit fizik dhe rënies në peshë, por disa të tjerë, duhet të marrin medikament, pasi problemi i tyre qëndron më shumë në rregullimin e brendshëm, që ka të bëjë kryesisht me mëlçinë dhe predispozitën gjenetike.

Kolesteroli i marrë me ushqim, duket te ketë një ndikim fare të vogël në kolesterolin në gj ak, dhe një tjetër grup yndyrnash është përgjegjës për rritje të padëshirueshme të tij. Ato janë yndyrnat e ngurta dhe yndyrnat tra ns, si gjalpi, bulmeti me yndyre, margarina, vaji i palmës dhe vaji i kokosit, apo vajrat bimor të rafinuar qe përdoren gjerësisht për skuqje.

Një dietë ushqimore që trajton kolesterolin e lartë, përfshin evitimin e yndyrave të ngurta dhe tra ns, plotësimin optimal me yndyrna të pangopura, marrjen e mjaftueshme të fibrave dhe prebiotikëve, si dhe furnizimin e përditshëm me lëndë antiinfla ma tore dhe antioksiduese, të cilat e mbrojnë kolesterolin nga oksidimi – forma më e rrez ikshme e tij. Zgjedhjet më të mira për vaktin e mëngjesit

Bukë thekre; gjalpë susami (organik); 1 lëng shege Tërshëre e zier me ujë, vaj ulliri, gjize, 2 arra; lëng rrushi

Kos pa yndyrë; elb i zier; kurkume*; fara lini; shegë; boronicë e thatë ose rrush i zi, i thatë Trahana me vaj ulliri, gjizë, fara luledielli; 1 lëng qitro

Suxhuk me kumbulla të thata, rrush të thatë, bajame, fara kungulli, fara chia, kakao të pastër dhe pak mjaltë

Bukë thekre*; vezë e zier; ½ avokado e marinuar me pak vaj ulliri dhe lëng limoni; 1 mollë Hikerror të zier me ujë dhe pak qumësht bajamesh*, kanellë, pak vanilje, bajame te thërrmuara, banane, shegë.

Faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndihmojnë Pini ujë mjaftueshëm, ka shume raste që kolesteroli i lartë rregullohet pas konsumit të mjaftueshëm dhe vazhdueshëm të ujit

Ndërprisni duhanin, duhanpirja shkakton ulje të kolesterolit të mirë Rrisni aktivitetin fizik

Arrini një peshe normale për gjatësinë Konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime çdo ditë

Gatuani vetëm me vaj ulliri

Evitoni yndyrat e bulmetit, dhe të produkteve të gatshme./Nga Blerina Bombaj,dietologe


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *