LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare…


Mëngjesin e djeshem, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, ish-futbollisti i shquar i Kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80.

Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij. Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *