Politikania demokrate dhe tashmë drejtuese e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka pranuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme bashkëjetesën me Ervin Salianjin.
Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Pikërisht, për këtë vendim emisioni është hapur me një monolog të shkurtër nga Grida Duma, e cila ndër rreshta pranoi bashkëjetesën me politikanin Ervin Salianji, duke e quajtur “bashkudhëtar”.
“Ervin Salianji është bashkudhëtari im”, u shpreh Grida Duma, teksa u kujdes të shtonte se pavarësisht këtij fakti, Ervini e ka bërë vetë rrugëtimin e
tij politik dhe sot ka një identitet të ngritur ndër vite duke qenë në krye të denoncimeve të forta.
“Një zë denoncues i cili ka krijuar figurën, identitetin dhe plot lëvizje të tjera. Identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve, edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse këto denoncime duheshin bërë”, u shpreh më tej Grida Duma teksa fliste për angazhimin politik të Salianjit, shkruan newsbomb.al.
Dy politikanët e Partisë Demokratike janë përfolur prej kohësh për një bashkëjetesë të mundshme, madje në media janë publikuar dhe fotografi të caktuara të tyre në mjedise publike, por as Grida dhe as Ervini nuk e kanë pranuar, deri sonte në mbrëmje.
Në këtë moment të vështirë për deputetin demokrat, i cili po shijon orët e fundit të lirisë, pasi pritet që nesër më datë 27 Shtator, prokurori pritet të njoftojë zyrtarisht Drejtorinë e Policisë Tiranë për ekzekutimin e vendimit me burgim të Ervin Salianjit, Grida Duma njoftoi publikisht se ai është “bashkërrugëtari” i saj.
Leave a Reply