Shkak për ndarjen ‘TRAHDETIA’? Dalin detaje, ja cfarë ndodhi mes ciftit të shumë dashur të BBV


Fituesi i Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu dhe ish-banorja, Kader Kiçaj i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj pas daljes nga shtëpia e famshme, dhe shkak u përfol se ishte tradhtia. Së fundmi, teksa ishte në një dasmë, Lumbardhi është pyetur rreth ndarjes me Kader Kiçajn, por refuzoi të përgjigjej.

Ai u shpreh se nuk është bërë pishman për nisjen e romancës në BBV me ish-partneren e tij, ndërsa shtoi “të dukem i lënduar”. Pjesë nga intervista:

Me kë ke ardhur sot?

Vetëm

Pse vetëm?

Sepse ndihem mjaftueshëm i fortë edhe vetëm

Po thua që s’ke nevojë për shoqëruese në dasmë?

Nuk mund të improvizoj, thjesht duhet të gjej një shoqëruese për të ardhur në dasmë! Çfarë doni të dini, harrojeni atë pyetje

Si po ndihesh pas ndarjes?

Kaloje këtë pyetje, të lutem mos më bëj kështu pyetjesh

Je lënduar?

Të dukem i lënduar

A je pishman për lidhjen që ke pasur?

Jo, s’jam aspak pishman për gjithçka më ka ndodhur në jetë

Ndarja e çiftit të BBV

Kader Kicaj në një intervistë për “Prive” ajo ka zbuluar për publikun më tepër detaje rreth kësaj ngjarje. Ajo është shprehur se lidhja me Lumbardhin ka qenë shumë e mirë gjatë reality show-t por kur ka dalë nga aty ajo është përballur me një tjetër njeri.

“Lidhja jonë sa kohë ishim brenda në Big ka qenë super, por kur kemi dalë jashtë nuk ishte ashtu. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë jam ballafaquar me një njeri krejt tjetër. S’dua të flas asgjë të keqe për të se i keqi do të mbesë gjithnjë me të keqe. I uroj fat, suksese në jetën e vet.

Ndër të tjera Kaderi thekson se nuk ka më shance për ribashkim mes ish çiftit.

E dini që edhe më herët kur jemi ndarë i kam dhënë edhe shansin e dytë për ta provuar, por ai s’diti ta trajtojë mirë atë shans që i dhashë. Unë për vete e kam menduar për më gjatë, por nuk na ka ecur. Nuk ka një ribashkim.”


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *