Prokuroria e Posaçme ka “kopsitur” dosjen dhe ka mbyllur hetimet për çështjen “Partizani”.
Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur të mërkurën në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve për dosjen “Partizani”.
Së bashku me mbylljen zyrtare të hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe të gjitha aktet përfundimtare. Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Lideri demokrat, Sali Berisha, më 11 shtator u mor zyrtarisht i pandehur lidhur me dosjen “Partizani”. Ai mësoi nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonaj se është zyrtarisht një person i pandehur pasi akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv” për dosjen “Partizani”.
Leave a Reply