“Paga minimale shkon 700 mijë lekë”/ Vendimi i Qeverisë Rama, kush përfiton prej shtatorit…


Qeveria Rama miratoi vendimin që i hapi rrugën rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në të gjithë vendin. Me këtë vendim, prej 1 shtatorit, hyri në fuqi rritja e pagave në të gjitha bashkitë e vendit për kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor.

Prej 1 shtatorit, paga minimale në të gjitha bashkitë e vendit nga 320 mijë lekë do të shkojë në 700 mijë lekë të vjetra. Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minimal i pagës së kryetarit është 2 milion e 680 mijë lekë të vjetra ne muaj dhe ai maksimal 3 milion e 180 mijë lekë të vjetra në muaj.

Për bashkitë me një numër popullsie nga 50 mijë deri në 200 mijë banorë, paga për kryetarin arrin deri në 2 milion 600 mijë lekë të vjetra në muaj dhe nënkryetarin 2 milion e 50 mijë lekë në muaj.

Konkretisht, pagat e specialistëve në të gjitha bashkitë fillojnë nga 400-800 mijë lekë/muaj. Në bashkitë e mëdha, për nivelin përgjegjës sektori arrijnë deri në 1 milion e 50 mijë lekë në muaj, për nivelin drejtor drejtorie arrijnë në 1 milion e 410 mijë lekë/muaj, drejtorët e përgjithshëm marrin deri në 1 milion e 700 mijë lekë në muaj.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *