Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka sugjeruar një mënyrë unike për të pastruar mushkëritë në këto kohë të rënduar virozash. Merja propozon avuj të çajit dhe një frymë marrje të thellë me qëllim që të depërtohet deri në bronke. Për të përgatitur çajin nevojitet kryesisht limon e pak karafila.
Pasi të ziejë çaji, afrohemi deri në 35 cm, thithim avujt derisa të provokojmë kollë. Sipas doktor Merjas, kollitja në këtë rast nuk përbën shqetësim, por përkundrazi është shenjë se mushkëria po pastrohet nga gjithë ngarkesat mikrobale që ka.
Kjo praktikë rekomandohet për më të rinjtë të cilët nuk mund të përdorin recetat e Merjas me ponç. Në komunikim direct përmes Skype me TV “News 24” , Merja vërejti se gjatë kësaj kohe janë pare shenja komplekse të Corona virusit, si djegie hundësh, shtim të djerësitjes, kryesisht në kraharor, apo edhe tështitje. Ai vërejti se tështitja e shpeshtë është shqetësuese, pasi është shenjë e një pranie të shumtë virusesh në rrugët e frymëmarrjes.
Merja përsëriti kërkesën për të përdorur propolis, rigon dhe antiseptikë të ndryshëm. Optimist për rënien e rasteve të infektuara në vend,ai tha se duhet të bëjmë përsëri kujdes. Gjatë emisionit, Merja pati komunikim edhe me telefon ata për shqetësime të ndryshme, duke rekomanduar zgjidhje perms bimëvë mjekësore.
Leave a Reply