LAJM I TRISHTË/ Mjekësia në zi! Ndërron jetë mjeku i njohur Shqiptar në qytetin…


Mjeku fierak, Koli Proko është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçari.

Spitali Rajonal i Fierit i dërgon një mesazh ngushëllimi familjes Proko dhe thotë se Dr.Kola ka punuar për rreth katër dekada, duke u shërbyer qytetarëve fierakë nga vitit 1966 deri në vitin 2002, si mjek gjinekolog.

“Spitali Rajonal Fier bashkohet me dhimbjen e familjes Proko duke shprehur ngushellime per humbjen jo vetem te te dashurit te tyre, por edhe humbjen e nje mjeku, nje miku e nje shoku te çmuar“,shkruan Spitali Rajonal Fier.

Në vitin 2015, Koli Proko u vlerësua nga Bashkia e Fierit me titullin e lartë “Qytetar Nderi”, në shenjë mirënjohje për katër dekadat që u shërbeu qytetarëve fierakë.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *