Hila ka kërkuar të përballet në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, me të njohurin e tij të vjetër, Gjonin. Siç shpjegon, Gjoni i ka marrë një hua dhe prej 12 vitesh nuk i përgjigjet. Veç kësaj, i ka privatizuar edhe një objekt, ndonëse Hila ka hyrë në një prej tyre edhe pse nuk është i pajisur me dokumentacionin ligjor.
Nga ana tjetër, Gjoni e quan Hilën “të paburrë” sepse ka kërkuar një përballje publike për borxhin e 15 milionë lekëve. Ai nuk e mohon marrjen e tyre, por thotë se nuk do të kishte vepruar si Hila nëse do të kishte qenë në vendin e tij. Në gjaknxehtësi e sipër, Gjoni vërsulet drejt Hilës për ta goditur. Gjon: Ky qenka treguar shumë i paburrë që më ka prurë sot këtu e nuk e kam pasur vendin unë këtu se nuk do ta kisha sjellë unë po të m’i kishte pasur ai mua, për 150 milionë s’e kisha prurë këtu në faqe të tërë Shqipërisë të më shihte mua këtu për 15 milionë lekë. I kam thënë nuk ia kam ngrënë fjalët, nuk ia mohoj paratë…
Eni Çobani: Po pse, 15 milionë lekë sa të duken ty?
Gjon: Ky qenka i paburrë që të më sjellë mua para Shqipërisë për 15 milionë lekë, as për 150 nuk e kisha nxjerrë unë këtë, por ky qenka maskara që më ka prurë mua këtu për borxhe, të kam thënë nuk t’i ha fjalët, nuk…
Hilë: Ty nuk të takojnë ato fjalë sepse je një malësor i pabesë!
Gjon: Ti më ke prurë mua për 15 milionë lekë këtu!
Hilë: Për 15 milionë e për 5 milionë të bie unë!
Gjon: 15 milionë për 15 vjet s’ke për t’i marrë!
Hilë: Të kam pritur 12 vjet!
Gjon: Më ke kërcënuar edhe me jetë ti!
Eni Çobani: Kush të ka kërcënuar?
Gjon: Më ke kanosur ti!
Hilë: Ça pret ti?
Me dosjen në dorë, Gjoni shkon drejt Hilës për ta goditur. Në mes hyjnë asistentët për t’i ndarë.
Hilë: I pabesë!
Eni Çobani: Kush të ka kërcënuar se kjo është e rëndë?
Hilë: Edhe më ke borxh, edhe kapadai! I pabesë!
Gjon: Kur të dalim, ta kallëzoj unë!
Eni Çobani: Kujdes, jashtë ai do të jetë me mua dhe ti nuk i afrohesh dot!
Gjoni afrohet në tavolinën e Eni Çobanit dhe duke shfletuar dosjen, pranon borxhin por njëkohësisht e cilëson veten si “viktimë”. Ende i nxehur, ai përmend sërish faktin që Hila e ka thirrur në një përballje publike dhe shkon për ta goditur, duke vërvitur dosjen në drejtim të tij./tvklan.al
Leave a Reply