Kush merr më shumë se 1 milion lekë bruto në muaj, nga viti i ardhshëm (janar 2025) do të duhet të plotësojë Deklaratën Individuale të Vjetore të të Ardhurave.
Thënë më thjesht, nëse rroga mujore neto që kalon në bankë, ose merret në dorë është mbi 800 mijë lekë te vjetra, duhet plotësuar formulari DIVA pranë administratës tatimore. Aktualisht këtë detyrim e kanë të punësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.
“Zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun përjashtues nga 20 milionë lekë te vjetra në vit në 12 milionë lekë te vjetra në vit, është masë pozitive për nxitjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe deklarimin e të ardhurave”, citon Ministria e Financave.
Në rast se nuk do të plotësohet Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave, individi do të ngarkohet me gjoba të cilat rriten në rast se vijojnë të mos paguhen.
Leave a Reply