Një lajm i trishtë njoftohet ditën e sotme pasi ka ndërruar jetë një nga doktorët më të dashur të qytetit të Lushnjes, Fatmir Dabulla.
Doktor “Mili”, siç i thërrisnin lushnjarët dhe jo vetëm, për vite me radhë ka kontribuar në spitalin e Lushnjës i specializuar për sëmundjet e veshkave. Në duart e tij kanë kaluar me mijëra pacientë dhe doktori gjithmonë gjente kohë t’i shërbente të gjithëve me profesionalizëm e përkushtim.
Doktor “Mili” do t’i mungojë familjes së tij dhe dy djemve, njëri prej të cilëve është një figurë shumë e dashur për sportdashësit, ish-futbollisti Rezart Dabulla; si dhe djalit Idlir Dabulla, një prej sipërmarrësve më në zë në qytetin e Lushnjes.
Redaksia “RILINDJE.info” bashkohet me ngushëllimet e qytetarëve për ndarjen nga jeta të doktor Milit.
Leave a Reply