Nxënësit e klasave shqipe të diasporës kanë marrë librat e Gjuhës Shqipe për të mësuar gjuhën e tyre amtare.
Lami i mirë është bërë me dije ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se nxënësit kanë marr librat e nivelit I dhe II.
Rama shkruan se kjo do të ndihmojë në procesin e mësimit të gjuhës së bukur shqipe, traditave dhe kulturës tonë, për brezin e ri.
“Mirëmëngjes dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Leave a Reply