Tensione dhe debate në studion televizive/ Plas sherri mes Ledjonës dhe Bled Manes ‘Nuk të mbaj mend se…’


Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka debatuar ashpër me gazetarin Bledi Mane në rubrikën “Trotuar” te E diell. E gjithë situata nisi kur Mane u shpreh se banorët e këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania” nuk ditën ta menaxhojnë dhe përdorin famën e fituar nga programi.

Këtu ndërhyn Ledjona e cila e pyet gazetarin nëse ka qenë pjesë e reality show-t dhe pasi mori përgjigjen pozitive ja ktheu me ironi: “Nuk të mbaj mend”. Kaq mjaftoi që mes dyshes të ndizej debati, duke agravuar deri në ofendime profesionale.

“Ke bërë ti gazetari apo gazetaria të ka bërë ty”- ishin fjalët e Manes drejtuar Ledjonës.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *