‘Nan’ sot ku më le, lotët nuk po më…’ Këngëtarja e njohur shqiptare humb nënën e saj, fjalët dedikuese përlotin rrjetin


Këngëtarja Mihrije Braha nuk gjendet në periudhën më të mirë të jetës së saj. Ajo njoftoi ndjekësit në mediat sociale pak ditë më parë se nëna e saj po ndeshet me probleme shëndetësore ku postoi një fotografi me të ëmën,

ku shkroi – “Nënë pranë teje deri në frymën e fundit”. Por për fat të keq, e ëma ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, teksa ka shpërndarë një fotografi me të ëmën dhe përbri shkruan:

“NANË ti që më dhe jetë sot më le…
Lotët nuk po më lënë të shoh e të shkruj për ty NANË…
Uroj të shihemi në Parajsë NANË”


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *