I mungon skenës shqiptare me këngët e tij, Flori Mumajesi bënë VEPRIMIN QE NA SHTANG të gjithëve. Cfarë po ndodh me të?


Prej vitesh tashmë Flor Mumajesi i mungon skenave e muzikës shqiptare me projektet e reja. E ndërsa fansat e tij besnikë po shijonin ende këngët e tij më të hershme, Flori së fundmi ka bërë një veprim të papritur.
Këngëtari shumë i dashur për publikun ka fshirë të gjitha këngët e tij nga kanali zyrtar në “Youtube”. Ky veprim në fakt është marrë si një tjetër “shenjë” për një rikthim të mundshëm, ose të paktën kështu duam të gjithë të mendojmë.

Disa javë më parë, këngëtari bëri edhe ndryshime në Instagramin e tij- konkretisht në foton e profilit, duke vendosur shkrimin: “Pak Flor” dhe një imazh në cep që duket si pjesë e një gjurme.

Duket se këto shenja po na çojnë drejt një rikthimi të Flor Mumajesit… ndërsa ne na mbetet ende të presim…


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *