LAJM I FUNDIT/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, vdes 43-vjeçari në qytetin…


Një 43-vjeçar nga Berati ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale S.B, i cili gjatë aksidentit ishte duke kryer punime në banesën e një shtetasi në fshatin Suk të Roskovecit.

“Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *