Sali Berisha ka njoftuar sot një konferencë për shtyp nga banesa e tij, për herë të parë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme i vendosi masën e sigurise “arrest shtëpie”.
Zyra e shtypit e Partisë Demokratike njoftoi mbajtjen e konferencës në orën 13:00, ndërkohë që gazetarët do të jenë të vendosur në një nga sallat e selisë së Partisë Demokratike. Deri më tani, Berisha i është drejtuar militanteve demokratë përmes video apo nga ballkoni i shtëpisë, por sot ai per here te pare do te zhvilloje konferencë me gazetarët.
Nuk dihet nëse SPAK do të reagojë për këtë zhvillim, pasi GJKKO më 30 dhjetor të 2023 ia ka ndaluar Sali Berishës që të komunikojë me persona të tjerë jashtë shtëpisë.
Leave a Reply