Rritja e pensioneve/ Ekspertja tregon sa Lekë do përfitojnë të moshuarit


Qeveria Rama ka bërë të ditur se në muajin tetor pritet të ketë indeksim pensionesh.

Por në media gjerësisht është përfolur se përveç indeksimit do të kryhet edhe një rritje pensionesh ose shuma e konsiderueshme do të jepet në formë bonusi, por ende gjithçka mbetet “misterioze” dhe nuk është zbuluar vendimi përfundimtar i qeverisë se si do të veprojë me moshën e tretë.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj tha se prej indeksimit pensionistët do të përfitojnë rreth 5-10 mijë lekë të vjetra, por nëse tejkalohet kjo shifër atëherë nuk kemi të bëjmë me indeksim por me rritje pensionesh.

“Indeksimi i pensioneve sjell rritje të mbështetet që të mos ulet niveli i konsumi familjar por pensionistët të marrin të njëjtat produkte si një vit më parë. Nuk ka ende një vendim se sa do jetë masa e indeksimit. Indeksimi mendohet të jetë në kufijtë 3, 4 apo 5% që në vlerë monetare do të thotë rreth 5 mijë lekë të vjetra. Nëse kjo vlerë do të tejkalohet atëherë nuk kemi të bëjmë me indeksim por me rritje të pensioneve”, shprehet Nunaj.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *