Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 lekëve të reja në 3-mujorin e dytë të vitit 2024.
Të dhënat e INSTAT tregojnë 5 sektorë në vend kishin paga më të ulëta se mesatarja, të cilët janë: Punonjësit e artit, aktiviteteve argëtuese, industrisë, tregtisë, transportit, hoteleve, restoranteve, ndërtimit, bujqësisë dhe peshkimit paguhen në nivelin e pagës mesatare.
Profesionet më të paguara – Pagat në aktivitet financiare, informacionit dhe komunikimit, administratës publike dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme kishin paga mbi nivelin e pagës mesatare në tremujorin e dytë të vitit 2024.
Këto zhvillime u nxitën nga rritja e pagave në sektorin publik, sidomos pagës minimale e cila u rrit 4 herë ndërmjet vitit 2022-2023. Kjo rritje nxit në paga më të larta në të gjithë nivelet e stimuluar edhe nga politika e qeverisë për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në rreth 900 euro.
Leave a Reply