‘Nëna ndërroi jetë…’/Suksesi i këngës “Dajo”, këngëtari tregon historinë e trishtë që fshihet pas saj


“Dajo”, kënga që i siguroi suksesin në tregun muzikor Ervis Beharit, mbrapa saj fsheh një histori të trishtë. I ftuar ditën e djeshme në “Ftesë në 5”, Ervis Behari tregoi se, në fakt, brenda këngës ka një histori të vërtetë dhe për këtë, ai beson se ka ndikuar në suksesin e saj. Vetëm një vit para se të krijohej kënga, nëna e Ervisit u nda nga jeta me atë amanet për të birin: dajën ta mbante si vëlla, si mik e si shok.

“Kënga erdhi pas një momenti të vështirë, sepse nëna ime ka ndërrur jetë disa vite më parë. Unë isha i ri, 22 vjeç, dhe akoma s’e kisha marrë këngën në rrugën artistike”, – tregon Ervisi i emocionuar.

Më tej, ai shton se njëri nga dajat e tij ka qenë vërtet një mbështetje shumë e madhe për të, edhe financiare: “Kam bërë këtë këngë dhe nuk kisha lekë.

Daja ka qenë një suport i madh, ka qenë më i afërt dhe në atë periudhë.

Mblodha sa munda dhe kam bërë këngën e “Dajës” një vit më vonë, e cila rezultoi shumë e suksesshme.

Me dajën kemi një marrëdhenie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kush zgjohet i pari, i thotë tjetrit “mirëmëngjes”. Është e rrallë të kesh një marrëdhënie të tillë…”


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *