Është ndarë nga jeta ikona e artit dhe kulturës lezhjane Agim Velaj, kompozitorm studiues, krijues si dhe themelues i ansamblit ‘’Çiftelia’’.
Gazetari Gjergj Marku ka ndarë lajmin duke theksuar se gjatë katër dekadave deri sa doli në pension, Agim Velaj iu përkushtua me shpirt dhe shumë punë, dashuri dhe pasion afirmimit të Lezhës si një trevë përle kulture ku arti do të arrinte majat më të larta.
“Agim Velaj ishte nga ata njerëz që tejkalojnë vitet e jetës për të mbetur kujtesë e kohës dhe pasuri e kulturës së një populli. Ai është dekoruar me urdhrin Naim Frasheri, ne mes dashurise dhe vleresimit qe publiku ushqeu per dekada te tera per muzikologun e permasave kombetare Agim Velaj”, shkruan gazetari Marku.
Leave a Reply