Moderatorja Arbana Osmani po rikthehet në ekran? Ja cili eshte formati i ri qe po mbahet sekret…


Ashtu edhe si vetë e ka paralajmëruar, Arbana Osmani është gati të rikthehet në ekran. Pas një mungese gati 2-vjeçare, prezantuesja duket se do të rikthehet në “Top”, këtë herë me një tjetër format, shumë të dashur për publikun. Bëhet me dije se kanë nisur të organizohen detajet e para për rikthimin e emisionit, “Dua të të bëj të lumtur”. Arbana ka drejtuar këtë emision, duke sjellë emocione të fuqishme dhe momente prekëse për shikuesit.

Teksa përgatitet e para kanë nisur, gjithçka po mbahet shumë sekret si nga produksioni ashtu edhe nga vetë moderatorja. Deri më tani, asnjë detaj i ri nuk është bërë publik, duke lënë gjithçka për në fund, mbi të gjitha rikthimin e shumëpritur të sajin. Në korridoret e “Top”, asnjë nuk di të thotë nëse Arbana do të jetë në krye të formatit. Kjo për faktin se vetëm stafi i ngushtë dhe i afërt me të, janë njohur me projektet e para të këtij formati.

Rikthimi i këtij formati në sezonin e ri do të ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në televizionin shqiptar, duke sjellë histori të reja që do të prekin publikun por edhe rikthimin e Arbana Osmanit në ekran, dhe pikërisht në “Top Channel” aty ku nisi dhe u shfaq për herë të fundit në “Big Brother VIP”.

Dyshimet për rikthimin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” janë ndezur së fundmi pas një postimi në rrjetet sociale të “Top Channel”, ku publiku është ftuar të shkruajë historitë e tyre.

Kjo adresë e-maili është përdorur edhe më parë për të mbledhur histori për emisionin, duke përforcuar kështu idenë se “Dua të të bëj të lumtur” mund të jetë në prag të një rikthimi. Vetë moderatorja pak kohë më parë foli për rikthimin e saj në ekran. E ftuar në “RTV Dukagjini” tha se nuk ka asgjë konkrete.

“Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para. Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”.

Ndërkohë emri i saj u lakua edhe si moderatorja e re e “Big Brother VIP Kosova”, por duket se Arbana nuk do të jetë mikpritësja e re e këtij formati.

“Big-Brother Vip Kosova” po bëhet gati për edicionin e tij të tretë, deri më tani janë përfolur disa personazhe për të qenë pjesë e këtij formati por nuk ka akoma ndonjë konfirmim nga ana e tyre.

Po ashtu akoma nuk e dimë akoma se kush do ta moderojë këtë emision. Aludimet u ngritën pasi në rrjet qarkulloi lajmi se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila së fundmi ka hapur biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.

Megjithatë, edhe pse është pyetur për këtë Arbana as nuk e ka pohuar dhe as mohuar thashethemin që po qarkullon. Duke qenë se nuk kemi asnjë konfirmim nuk përjashtohet fakti se prezantuesit mund të jenë Alaudini dhe Jonida sërish.

Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar për ndjekësit se ka disa projekte prej tetorit e në vazhdim.

Moderatorja si rrallë herë ka dhënë një intervistë muaj më parë, duke shuar pikëpyetjet që ndjekësit kanë në lidhje me të, veçanërisht për drejtimin e “Big Brother Vip 3”. Për këtë të fundit, Arbana Osmani tha se kishte ardhur koha që ajo të merrte një pushim dhe të kalonte më shumë kohë me familjen e saj dhe t’i përkushtohej bizneseve të saj.

“Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e “Big Brother” duhet të thosha: Shiko se ky është edicioni im i fundit.

Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç’rëndësi ka a do jem a s’do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë “Big Brother” unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme”- tha ajo në një intervistë për podcastin e Mira Kazhanit, ‘Zë me Mirën’.

Pyetjes nëse ka kërkuar 600 mijë euro për “Big Brother Albania”, Arbana iu përgjigj duke thënë si vijon: “Në qoftë se unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur, o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj që gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëse mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar”, tha moderatorja.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *