LAJM I FUNDIT/ Futbolli në zi! Ndahet nga jeta ish-lojtari i Kombëtares shqiptare…


Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda Bejkush Birçe.

Ish-lojtari dhe trajneri i Kombëtares shqiptare është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.

Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon. Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.

Redaksia “RILINDJE.info” i shpreh ngushëllimet familjes, së afërmve dhe miqve të Birçes për këtë humbje të madhe.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *