LAJM I FUNDIT – Gjykata e Posaçme dënon me burg Safet Gjicin dhe Almën, ja sa vite…


Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin duke dënuar me 3 vite burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e “korrupsionit,” ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet me 2 vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj ish-kryebashkiakut socialist nga ‘korrupsion’ në ‘shpërdorim detyre’. Ndërkohë për Alma Kaçin, GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *