Valltarja dhe artistja e njohur Lili Cingu, e shpallur ”Nder i Kombit” është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Teksa i jep lamtumirën, kryeministri Edi Rama shkruan se ikja e saj lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare.
”LAMTUMIRË! Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe’‘, shkruan Rama.
Lili Cingu është nderuar me titullin e lartë ‘Mjeshtre e Madhe e Punës’, por karriera e saj numëron dhjetra çmime, urdhra e medalje të ndryshme si: Çmimi i ‘Republikës’, Urdhri ‘Naim Frasheri’ , ‘Disku i Artë’, ‘Artiste e Merituar’, Medalje ne Dizhon të Francës, Medalje në Itali, Turqi, etj.
Leave a Reply