Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Kërkesa është bërë nga deputetet e Badhes pas deklaratave të akuzave të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorët.
“Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, depoziton kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente. Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj’, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Arben Ahmetaj theu heshtjen duke akuzuar kryeministrin Rama se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës.
Leave a Reply